Osmani bisedon me presidentin gjerman, e njofton për dialogun Kosovë – Serbi

E publikuar: 07/05/2023 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka pasur një bisedë me presidentin e Gjermanisë, Franz-Walter Steinmeier, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe.

Osmani mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se e ka informuar presidentin e Gjermanisë për dialogun Kosovë – Serbi.

“E kam njoftuar presidentin për dialogun, dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë në integrimin euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.