Osmani: Bandat e Vuçiqit po destabilizojnë Kosovën

E publikuar: 06/12/2022 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qëndrimin njëditor në Tiranë, presidentes, Vjosa Osmani, duket se ia prishi paksa një ngjarje që ndodhi në vendin e lindjes. Shpërthimet e së martës në veri të Kosovës, megjithatë, atë nuk e zunë në befasi.

E para shtetit nga samiti që u mbajt në Shqipëri tha se situata atje eskalon çdo herë për shkak të bandave kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e që kanë për qëllim eskalimin e situatës dhe destabilizimin e Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja Osmani foli edhe për versionin e ri të planit franko-gjerman derisa ka shtuar se shumë shpejt mund të caktohet takimi i radhës në Bruksel në mënyrë që të diskutohet, njofton Klan Kosova.

“Sapo të kthehemi do të kemi një takim tjetër ndërinstitucional për të koordinuar qëndrimet tona të përbashkëta sa i përket këtij versioni të ri, dhe në momentin që t’i kemi të gatshme natyrisht edhe do t’i ndajmë me ju, por mbi të gjitha do t’i ndajmë me palët qe e kanë bërë propozimin” tha ajo.