Orlando uron për Kurban Bajram

E publikuar: 31/07/2020 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori italian në vendin tonë, Nicola Orlando, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.

Orlando nuk ka harruar të apelojë edhe për respektimin e masave antiCovid.

“Të gjithë atyre që festojnë, Me Fat Kurban Bajrami! Me përkeqësimin e numrave me Covid, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për frymë solidariteti: të vendosim maska të gjithë dhe të mbajmë distancën mes nesh si një akt mirësjelljeje dhe shumë i nevojshëm për më të dobëtit dhe më të ekspozuarit në mesin tonë”, shkroi Orlando në Twitter./kp/