Organizuan iftare duke mos respektuar masat anti-COVID, mbyllen dy lokale në Mitrovicë dhe Vushtrri

E publikuar: 22/04/2021 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia dhe Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, gjatë së mërkurës kanë zhvilluar një aksion për të parë zbatimin e masave anti-COVID, në Prishtinë, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut.

Thaçi tha se në Vushtrri dhe Mitrovicë disa lokale kanë organizuar iftare duke mos respektuar masat kundër koronavirusin.

“Në aksionin e mbrëmshëm të AUV-së dhe Policisë për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti COVID zhvilluar në Mitrovicë dhe Vushtrri janë gjobitur 21 lokale dhe janë mbyllur 2. Lokalet e gastronomisë të cilat kanë organizuar iftare duke mos respektuar vendimin e Qeverisë 01/07, ku parashihet qe numri maksimal i personave brenda një lokali të jetë ne proporcion me hapësirën për metër katrorë. Secila tavolinë nuk duhet të tejkaloj numrin mbi 4 persona dhe distanca e ulëseve mes tavolinave të ndryshme të jetë se paku një metër”.

Ai tha se janë shpërndarë edhe vërejtje për lokalet se nëse nuk i respektojnë masat do të mbyllen.

“Në secilin rast qe nuk janë zbatuar pikat e vendimit inspektorati ka shqiptuar gjoba dhe po ashtu të njëjtave u ka lënë procese me vërejtje qe nëse nuk zbatohen vendimet në fuqi, hapi tjetër do të jetë mbyllja. Gjatë secilit aktivitet duke përfshi edhe ritin fetar të mbajtjes së iftarit, duhet respektuar masat qe të mos rrezikohet jeta apo shëndeti i qytetarëve”.

Zëdhënësi i AVUK-ut, tha se janë gjobitur dhe mbyllur lokalet të cilat nuk e kanë respektuar orarin.

Po ashtu, në një lokal të paregjistruar, janë kapur qytetarë duke luajtur domino, të cilët janë gjobitur.

“Po ashtu në bashkëpunim të plotë me njësitet policore nga informata qe kanë siguruar, lokalet të cilat kanë shkelur orarin e punës që nga dje ishte deri në orën 22:00 të njëjtat janë gjobitur dhe mbyllur. Në një rast ka pasur organizim në kundërshtim me masat, ndërsa në një rast, është gjetur një lokal i paregjistruar në të cilin ushtroheshin lojëra domino, nga banoret e lagjes. Të gjithë personat fizik janë gjobitur për shkelje të orarit të lëvizjes dhe biznesi ilegal është mbyllur”.

Lamir Thaçi, tha se në Prishtinë janë gjobitur 11 biznese të cilat nuk janë krijuar kushtet për respektimin e masave anti-COVID.

“Po ashtu gjatë natës se mbrëmshme në Prishtinë janë gjobitur 11 biznese për mos krijim të kushteve për respektim të masave COVID-19.