Organizoi bixhoz në Podujevë, Policia arreston një person dhe ia sekuestron rreth 50 euro

E publikuar: 26/06/2020 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar nga Policia në Podujevë pasi që i njëjti kishte ishte gjetur në lokalin e tij duke zhvilluar bixhoz.

Policia njofton se janë sekuestruar katër shtëpiza kompjuteri, një printer, 15 tiketa të shtypura dhe para te gatshme në vlerë prej 49.55 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur në lokalin e tij duke punuar-zhvilluar veprimtari te kundërligjshme në bastore sportive. Njësitë policore si dëshmi materiale ka sekuestruar: katër shtëpiza kompjuteri, një printer, 15 tiketa të shtypura dhe para te gatshme në vlerë prej 49.55 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./GS/