Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

20.04.2021 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Në formatin virtual, u organizua për herë të III-të, Forumi Biznesor me Greqinë. Forumi i organizuar nga Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve dhe Oda Ekonomike e Kosovës, kësaj rradhe diskutoj për potencialin e investimeve në sektorin e energjisë në Kosovë.

Forumin e hapën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz dhe Kostas Fragkogiannis, Zëvendësministër i Jashtëm në Qeverinë e Republikës Helene.Në fjalimin e tij gjatë punimeve të këtij Forumi, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, renditi disa nga pjesët kryesore të suksesit ekonomik të Kosovës, të renditura si në vijim:

Para pandemisë, Kosova ishte tregim i suksesshëm sa i përket rritjes ekonomike. Me rritje ekonomike, me një mesatare prej 4% në dekadën e fundit, një ndër mesataret më të larta në rajon dhe Evropë, Kosova ka treguar performancë të fuqishme ekonomike;

Kjo performancë ekonomike, pas shpalljes së pavarësisë, i ka dëshmuar gabim të gjithë ata që kanë menduar se Kosova nuk do të jetë ekonomikisht e qëndrueshme;Kosova ka stabilitet makroekonomik, ndër të tjera, si rezultat i përdorimit të Euros si valutë zyrtare;

Kosova është e integruar mirë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke qenë anëtare në CEFTA, duke qenë palë nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe duke përfituar nga GSP (Sistemi Gjeneral i Preferencave), me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky integrim, kohëve të fundit, është duke ju ndihmuar kompanive tona dhe kompanive që investojnë në Kosovë, të rrisin eksportet në tregje të ndryshme;

Kosova ka sistemin më të favorshëm tatimor në rajon. Nuk ka vend në Evropë që nuk aplikon tatim në dividend. Ky avantazh tatimor, është mundësi e mirë për të gjitha kompanitë që planifikojnë investime në Kosovë;Se fundmi, Kosova po shëndrrohet në një ndër lokacionet kryesore, për investime nga kompanitë ndërkombëtare dhe vendore, aktive në BPO (Business Process Outsourcing). Mijëra të rinjë janë të punësuar në këtë sektor. Këto kompani po e shfrytëzojnë, numrin e madh të fuqisë punëtore (të rinjë dhe të reja), që ndër të tjera karakterizohet si dinamike dhe e shkathët, sidomos me shkathtësi të gjuhëve të huaja dhe shkathtësi dixhitale;

Kosova ka një infrastrukturë moderne. Nga Prishtina ka fluturime të rregullta, për kryeqytetet kryesore në Evropë. Infrastruktura rrugore na ka mundësuar që të jemi në distancë të afërt me të gjitha portet kryesore të rajonit (Selanik, Bar, Stamboll, Durrës);

Në aspektin e infrastrukturës për internet dhe dixhitalizim, Kosova është një ndër vendet lidere në kontinentin evropian. Qasja në broadband është më e lartë se sa mesatarja në nivel evropian (93% sipas Eurostatit);

Tranzicioni në sektorin e energjisë drejt teknologjive më të gjelbërta dhe më efiçiente në gjenerimin e energjisë elektrike dhe rimëkëmbja ekonomike, që duhet ta ketë si shtyllë kryesore “rimëkëmbjen e gjelbërt”, krijojnë mundësi të reja për investime dhe krijim të vendeve të punës, për kompani nga Kosova dhe vendet e tjera, përfshirë Greqinë.

Forumi u përmbyll nga zyrtarët dhe ekspertët e sektorit të energjisë nga Qeveria dhe sektori privat, të cilët prezantuan disa nga projektet kryesore në sektorin e energjisë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Tabela me qëllim shumë fisnik, por shkaku i erës rrezikon qytetarët

Tabela me qëllim shumë fisnik, por shkaku i erës rrezikon qytetarët

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës