Ora policore, kontrolle të rrepta në udhëkryqet e Prishtinës

E publikuar: 13/11/2020 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kontrollet po vijojnë edhe te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Në këtë pikë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po ndalojnë veturat të cilat edhe pas orës 19:00 po vazhdojnë qarkullimin në kryeqytet.

Që nga kjo kohë deri në orën 05:00 të mëngjesit do të ketë orë policore. Këto masa janë caktuar pas shtimit të numrit të rasteve me COVID-19.

Këto kufizime janë marrë vendim sipas numrit të të infektuarve në shtatë ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona. Prishtina po konsiderohet si zonë e kuqe, me rrezik të lartë të infeksionit.

Në komunat me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit, ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive-banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore.