Opinione nga e gjithë shoqëria për qeverisjen e vendit

E publikuar: 16/04/2022 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne Kinës eshte vendosur të nisë nga 15 prilli një aktivitet në internet për mbledhjen e opinioneve nga e gjithë shoqëria. Analistët besojnë se ky është eksplorim për të praktikuar “demokracinë popullore në të gjithë procesin” .

Përmbajtja e opinioneve do të përfshijë tetë fusha, nga të cilat mund të shohim strukturën bazë të kuadrit të qeverisjes . Së pari, “qeverisja e partisë në mënyrë gjithëpërfshirëse e të rreptë”, e cila përgjithësisht konsiderohet si “vetërevolucioni” më efektiv. Së dyti, “zhvillimi i ri”, domethënë “kapja e fazës së re të zhvillimit, zbatimi i konceptit të ri të zhvillimit, ndërtimi i modelit të ri të zhvillimit dhe promovimi i zhvillimit me cilësi të lartë”.

Koncepti i ri i zhvillimit “inovativ, të bashkërenduar, të gjelbër, të hapur dhe me ndarje të përbashkët” në thelb është drejtimi kryesor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës për të hyrë në fazën e përmirësimit. Së treti, “vazhdimi i thellimit të Reformës dhe Hapjes”. Si përvoja bazë e rritjes ekonomike të Kinës në 40 vjetët e fundit, ky është konsensusi i përgjithshëm idhe thellimi i Reformës dhe Hapjes patjetër do të vazhdojë. Së katërti, mbledhja e opinioneve për demokracinë.

Si lidhur me “vlerat thelbësore” të mbrojtura nga shoqëria kineze, ashtu edhe dizajni institucional i qeverisjes kombëtare, “demokracia” nuk është një koncept bosh në Kinë. Kinezët besojnë se demokracia nuk është model vetëm i Perëndimit. Praktika e demokracisë së stilit kinez ka të bëjë më shumë për “kërkimin e gjerë të opinioneve” dhe “krijimin e konsensusit”.

Përveç kësaj, ky aktivitet i mbledhjes së sugjerimeve në internet përfshin gjithashtu tre fusha: zhvillimin e çështjeve kulturore, përmirësimin e jetesës dhe mirëqenies së njerëzve dhe forcimin e ndërtimit të qytetërimit ekologjik.

Mësohet se koha për mbledhjen e opinioneve në internet do të jetë nga 15 prilli deri më 16 maj. Gjatë një muaji, publiku mund të përdorë një sërë uebsajtesh mediatike ose aplikacione në celular, duke përfshirë të CMG-së, për të dhënë mendime dhe sugjerime, dhe departamentet përkatëse do të kryejnë përmbledhje e analiza për të ofruar referencë për qeverisjen kombëtare