Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

E publikuar: 26/09/2020 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

F.B, infermier në Klinikën e Urologjisë në QKUK u ther me thikë nga një pacient.

Viktima më pas iu nënshtrua një operacioni, teksa Sindikata e Infermierëve ka treguar për gjendjen shëndetësore të tij.

Lexo Edhe:
Haxhiu për deklaratat e Mustafës: LDK’ja përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar
Sindikata ka thënë se F.B është operuar me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipit nga QKUK.

Gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falenderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.