Operacioni policor i natëskundër krimit, gjashtë të arrestuar për shpëlarje parash, sekuestrohen 125 mijë euro

20.10.2021 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Operacioni policor i natëskundër krimit, gjashtë të arrestuar për shpëlarje parash, sekuestrohen 125 mijë euro

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Fushë Kosovës. Aksioni është realizuar nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Bëhet e ditur se Policia ka arrestuar 6 persona në këtë aksion të urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në të cilën janë sekuestruar 125 mijë euro.

Kjo është komunikata e plotë:Arrestohen gjashtë persona për shpëlarje parash, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë, 20 tetor 2021 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe njësitet tjera relevante, kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.

Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

Rastet e reja me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit

Deputetja e Zelandës së Re shkon me biçikletë në spital për të lindur fëmijën

Deputetja e Zelandës së Re shkon me biçikletë në spital për të lindur fëmijën

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatoret e varret e figurave historike

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatoret e varret e figurave historike

Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës rikthehen në fushë për lojën miqësore për Ditën e Pavarësisë

Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës rikthehen në fushë për lojën miqësore për Ditën e Pavarësisë

Krimi në Gllogjan, maturantëve ju jepet sot lamtumira e fundit

Krimi në Gllogjan, maturantëve ju jepet sot lamtumira e fundit

Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Detaje të reja nga krimi në Gllogjan, autobusi kishte lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

Detaje të reja nga krimi në Gllogjan, autobusi kishte lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

Pistat e hetimit për krimin makabër në Gllogjan, vrasësi ende në arrati

Pistat e hetimit për krimin makabër në Gllogjan, vrasësi ende në arrati

Lajçak: BE duhet të përshpejtojnë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Lajçak: BE duhet të përshpejtojnë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet (VIDEO)

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet (VIDEO)

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale