Operacioni ndërkombëtar “Kladius”, Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën me duhan

E publikuar: 09/05/2023 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës po merr pjesë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Kladius”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Vërmicë u parandalua një kontrabandë me duhan.

“Sot njësitet e Doganës pjesëmarrëse në operacion kanë ndaluar një automjet që vinte nga Republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme. Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Operacioni KLAUDIUS fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para.