Omicron po përhapet me shpejtësi në Britani, autoritetet apel për dozë përforcuese vaksine

E publikuar: 13/12/2021 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Britania e Madhe duket se është e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid. Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid është shprehur se varianti Omicron po përhapet me shpejtësi derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me një tjetër dozë përforcuese të vaksinës Anti-Covid.

Ministri britanik është shprehur se akoma nuk ka një rritje të numrit të vdekshmërisë për shkak të Omicron’it, por ajo që vlen të theksohet sipas tij është fakti se rreth 40% e rasteve në Londër janë si rrjedhojë e përhapjes së këtij varianti.
“Ajo që ne dimë për Omicron është se ai po përhapet me një ritëm të shpejtë, është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë, incidenca dyfishohet çdo dy deri në tre ditë,” ka thënë Javid për mediat britanike. /abcnews.al