Oliver Ivanoviq akuzon rëndë Beogradin

E publikuar: 16/10/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq ka akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë.

Madje Ivanoviq ka deklaruar se “serbët më shumë po frikësohen nga vet serbët, se nga shqiptarët”.

“Ne kemi një situatë që njerëzit serbë po përpiqen të ngrisin zëra të frikës, dhe ne po punojmë që ta parandalojmë këtë. Ky nuk është një proces normal zgjedhor”, tha Ivanoviq për Danas.

“Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, dhe prodhon pasoja ekstreme”, tha ai, transmeton lajmi.net

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut beson se KFOR-i dhe EULEX-i do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm, që do të bëhej në përkrahje të Listës Serbe.

“Publiku po krijon një perceptim të pabazuar për Listësn Serbe, e cila fokusohet vetëm te presioni dhe dinakëria”, shtoi Ivanoviq.

“Kjo është diçka që ma herët nuk e kemi parë. Serbët po frikohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët në vitin 199, 2004 dhe 2008”, deklaroi Oliver Ivanoviq.

Ai në garën për Mitrovicën e Veriut do të jetë përballë Goran Rakiqit të Listës Serbe.