Oksidoli rikthehet te pacientët në “mirëbesim” të prodhuesit, pa garanci nga institucionet kosovare

E publikuar: 04/10/2017 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë analizë cilësie nuk është kryer për gazin oksidol, i cili është sjellë në Kosovë pas dyshimeve se nga ky gaz kanë vdekur tre persona e gjashtë të tjerëve u është keqësuar gjendja, shkruan sot Koha Ditore.

Ky produkt nuk posedon lejen e Agjencisë Kosovare të Produkteve Mjekësore (AKPM), që quhet “marketing autorizim”.

Përmes saj, konfirmohet që një produkt është i sigurt për t’u administruar te pacientët. Një leje e tillë është e domosdoshme për secilin produkt mjekësor që importohet në Kosovë, përveç në raste emergjente ose epidemi të ndryshme, kur importimi i produkteve lejohet me kërkesë të veçantë nga Qeveria.