OKB-ja: Mos e harroni gjendjen e grave dhe vajzave afgane

E publikuar: 15/08/2022 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bota nuk duhet të harrojë gjendjen e vështirë të grave dhe fëmijëve të Afganistanit, thonë Kombet e Bashkuara, në ditën që shënon njëvjetorin e marrjes së pushtetit nga talebanët.

OKB thotë se bota përballet me “kriza të shumta, të mbivendosura”, por Afganistani mbetet “në grahmat e një krize të thellë ekonomike dhe humanitare”.

“Rreth 95 për qind e popullsisë – dhe pothuajse të gjitha familjet me kryefamiljare femra – nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë”, thotë drejtoresha ekzekutive e fondit të popullsisë së OKB-së, Natalia Kanem, përcjell Klankosova.tv

“Kur mohohen të drejtat themelore të grave dhe vajzave, ne të gjithë jemi pakësuar”, shton ajo, duke dënuar “erozionin e vazhdueshëm” të aksesit të grave në arsim dhe kujdes shëndetësor.