O’Brian: Trump i gatshëm të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

E publikuar: 29/02/2020 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Robert O’Brian, ka thënë se administrata Trump është e gatshme të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë thuhet se janë të gatshëm të ndihmojnë palët që të arrijnë një marrëveshje nga e cila përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

“O’Brien është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të shfrytëzuar momentumin e krijuar nga marrëveshjet e fundit për trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor me Serbinë. Presidenti Trump dhe administrata e tij janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje që është në dobi të popullit në Serbi dhe në Kosovë”, thuhet në postim.