NYT: Eliminohet numri dy i Al Kaedës

E publikuar: 14/11/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abdullah Ahmed Abdullah, numri dy i Al Kaedës, i akuzuar si truri i sulmeve të vitit 1998 ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani (224 të vdekur dhe qindra të plagosur), u vra në Iran tre muaj më parë nga dy agjentë izraelitë në emër të SHBA, shkruan gazeta amerikane “New York Times”, bazuar mbi burime të shërbimeve sekrete.

Kreu i organizatës, me emrin e luftës, Abu Muhammad al-Masri, u eliminua në rrugët e Teheranit nga dy persona me motoçikletë më 7 gusht, përvjetori i sulmit në ambasadat e SHBA.

Deri tani kishte pasur zëra për vdekjen e tij, por Al Kaeda kurrë nuk e kishte njoftuar atë dhe askush nuk e kishte konfirmuar, raporton ATSh.

Al-Masri u vra së bashku me bashkëshorten Miriam, e veja e Hamza bin Laden, një nga djemtë e Osama bin Laden, themeluesit të Al Kaedës.

Nuk është e qartë, saktëson NYT, çfarë roli luajtën SHBA, që gjurmoi lëvizjet e Al-Masri dhe liderëve të tjerë të Al Kaedës në Iran për vite me radhë.