Nxënësi shpëton 3 vjeçaren, shpallet hero (Video)

E publikuar: 08/04/2017 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhang Kaihaoi ka hipur me shpejtësi në kulmin e një ndërtese në Jiangxi të Kinës, ku një vajzë e vogël 3 vjeçare kishte ngecur përjashta rrethojës së dritares.

Fëmija 12-vjeçar e ka mbajtur lartë vogëlushen, derisa në banesën e saj kanë ardhur zjarrfikësit dhe e kanë shpëtuar.

“Është i zgjuar dhe i guximshëm, sikur mos të ishte ai, trevjeçarja vështirë se do të ishte gjallë”, ka thënë një zyrtar i mbrojtësve të rendit.

Veprimi i tij është vlerësuar lartë dhe nxënësi është cilësuar si një hero.