Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim, Parlamenti Studentor: Vendimi po respektohet

15.09.2021 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim, Parlamenti Studentor: Vendimi po respektohet

Shumica e studentëve kanë mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë, ku nuk lejohen të hyjnë në institucionet e arsimit të lartë pa pasur me vete certifikatën e vaksinimit ose testin anti-COVID, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi.

Azizi tha se ky vendim është duke u respektuar me përpikëri.

“Normalisht që kemi pasur dy lloje të reagimeve nga ana e studentëve, ata që janë pajtuar pra një shumicë që e kanë përkrah këtë vendim dhe ata vet janë vaksinuar, dhe që hyrja të bëhet vetëm nga ata që janë vaksinuar, por nga ana tjetër kemi pasur edhe studentë që ashtu besojnë që nuk duhet me qenë një detyrim i tillë dhe që akoma nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Tutje, ai tha se është gjë e mirë që në Qendrën e Studentëve do punohet me kapacitete të plota, duke shpresuar që edhe në fakultete të nisë sa më shpejt mësimi fizik.

“Nuk mund të them se sa është i drejtë ose i padrejtë sepse kemi mendime nga më të ndryshmet. Por ajo që më gëzon shumë është se tash në Qendrën e Studentëve do punohet me kapacitete të plota dhe se do pranohen më shumë se katër mijë studentë, duke shpresuar që një gjë e tillë do bëhet edhe në fakultete sepse tashmë mësimi online ka rënë më për toke”, theksoi tutje ai.

Azizi tutje tha se nuk beson që do ketë parregullsi sa i përket kësaj çështje të verifikimit dhe se tashmë nëpër disa fakultete edhe nuk lejohet hyrja pa qenë i vaksinuar, raporton EO.

“Nuk besoj që do ketë parregullsi, unë tashmë po ndjek të gjitha fakultetet dhe nuk po lejohet as edhe një student pa pasur dëshminë e vaksinimit dhe mendoj që do shkoj me rregull ky proces i verifikimit”, përfundoi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale

Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

“Ballkani i hapur”: Në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë publikohet memorandumi për lehtësimin e tregtisë

“Ballkani i hapur”: Në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë publikohet memorandumi për lehtësimin e tregtisë

Vdekja misteroze e rusëve në Kavajë, media ruse publikon fotot: mamaja vuante nga kanceri

Vdekja misteroze e rusëve në Kavajë, media ruse publikon fotot: mamaja vuante nga kanceri

Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Brnabiq: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Brnabiq: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

“Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri

“Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri