Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes së Uashingtonit në raport me Izraelin

E publikuar: 02/03/2021 00:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohja nga Izraeli është vlerësuar si e rëndësishme për Kosovën, por debatet se ku duhet të vendoset kjo ambasadë po vazhdojnë.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes së Uashingtonit.

“Edhe Palmer i dha një shtytje të re kësaj çështje. U rikonfirmua vendosje e ambasadës në Izrael. Mirëpo çdo veprim në këtë drejtim do të ketë pasoja politike”, deklaroi për RTV Dukagjinin hulumtuesja Donika Emini.

Edhe profesori universitar Afrim Hoti thotë se ka mbetur vetëm realizimi i vendosjes së ambasadës në Jerusalem.

“Ky është një zotim publik, madje edhe i nënshkruar përmes një marrëveshjeje nga autoritetet legjitime të Kosovës. Ka mbetur vetëm realizimi i asaj marrëveshje…Shtetet duhet t’u qëndrojnë besnike marrëveshjeve të nënshkruara derisa nuk kanë filluar procedurat për ndryshimin e tyre”, deklaroi profesori Afrim Hoti.

Ditë më parë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i ka dërguar letër Kurtit duke i thënë se si kryeministër do ta presë të bëjë inaugurimin e ambasadës në Jerusalem./Telegrafi/