Njoftimi i fundit i Presidencës, Thaçi nuk u lë hapësirë gazetarëve për pyetje

E publikuar: 29/06/2020 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për informim e presidencës njofton se adresimi i presidentit Thaçi do u shpërndahet mjeteve të informimit në orën 20:00, nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun.

Në adresimin e Thaçit nuk është paraparë të shtrohen pyetje nga gazetarët.

Ky është adresimi i parë i presidentit Thaçi, pas njoftimit të Zyrë​s së Prokurorit të Specializuar për aktakuzën kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve.