Njihuni me deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 28/04/2023 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kuvendi

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit për vitin 2022. Në raport është publikuar edhe aktiviteti i deputetëve në Kuvendin e Kosovës për vitin 2022.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë bindshëm më aktivi në vitin që e lamë pas. Plot 96 deklarata në Kuvend i ka patur Tahiri në vitin e kaluar.

Bekim Haxhiu dhe Abelard Tahiri kanë qenë poashtu tejet të zëshëm në detyrën e tyre. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe “Kamishi” kanë patur plot 65 deklarime në parlament.

Në listën e top 30 deputetëve më të zëshëm qëndrojnë lart deputetet e PDK-së.

Adnan Rrustemi ka qenë deputeti më aktiv në deklarata gjatë vitit të kaluar. Plot 60 deklarime ka patur deputeti lipjanas. Armend Muja është i dyti në rënditje, para shefes së grupit Mimoza Kusari-Lila dhe deputetes Jeta Statovci.

Armend Zemaj ka qenë deputeti më i zëshëm nga LDK. Plot 54 deklarime i ka patur Zemaj, dy më shumë se Driton Selmanaj që është i dyti në rënditje.

Hykmete Bajrami ka qenë deputetja më e zëshme nga LDK, ndërsa Time Kadriaj deputetja më aktive nga AAK.