Njësia ushtarake Ghurka kryen prova operative në Kosovë

E publikuar: 30/09/2021 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësia unike ushtarake Ghurka ka kryer Provat Operative në Kosovë, kjo u bë e ditur përmes një postimi në Twitter nga Ushtria Britanike.

Ushtria Britanike në një postim tha se njësia demonstron aftësinë e tyre për të hyrë me shpejtësi në çdo rajon në mbështetje të aleatëve të NATO-s.

Ghurkas janë një njësi unike në ushtri me reputacionin e të qenit ushtarët më të mirë dhe më të frikshëm në botë, dhe është në kuadër të Ushtrisë Britanike.

Të gjithë ushtarët Gurkha janë rekrutuar në Nepal. Oficerët britanikë janë rekrutuar nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe Commonwealth.