Një vit burgim me kusht për ish-profesorin e Fakultetit të Mjekësisë, Xhavit Bicaj

E publikuar: 07/11/2017 08:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vit burgim me kusht është verdikti final i gjykatës ndaj ish-anëtarit të Komisionit vlerësues në QKUK, Xhavit Bicaj.

Ish-profesori i Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, të hënën është gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi para tre vjetësh ua ka dërguar jashtëligjshëm testin me shkrim dy kandidatëve në garë për drejtorë të klinikave të QKUK-së, shkruan Koha Ditore.

Shkalla e parë e ka vërtetuar se Bicaj, në vitin 2014 ua ka dërguar testin me 29 përgjigje të sakta dy kandidatëve “të preferuarve të tij”, Ramë Miftari e Sonja Blakaj.

Kandidati i parë, Miftari ka qenë kandidat për drejtor të Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare, kurse kandidatja e dytë ka konkurruar për drejtoreshë të Klinikës së Onkologjisë.