Një tjetër aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, raportohet për disa të lënduar

E publikuar: 29/07/2022 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Një veturë dhe një motoçikletë janë ndeshur mes veti, kur raportohet për persona të lënduar, raporton IndeksOnline.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia e trafikut e cila është duke u marrë me aksidentin. Rikujtojmë se sot në mëngjes në këtë rrugë ka ndodhur dhe aksident me pasoja fatale ku humben jetën dy persona dhe dy të tjerë u lënduan.