Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë lindore

E publikuar: 12/06/2022 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi provincën Van në Turqinë lindore të dielën vonë.

Autoriteti i urgjencës dhe fatkeqësive AFAD i Turqisë, tha se tërmeti goditi 18.6 kilometra thellësi në orën 21:35, pranë rrethit Tusba të Van. Kjo provincë kufizohet me Iranin.

Guvernatori i Vanit, Ozan Balci, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu se ekipet e emergjencës po punonin për të identifikuar ndonjë dëm të mundshëm. Ministri i Shëndetësisë i Turqisë shkroi në Twitter se nuk kishte raportime për vdekje apo lëndime.

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Van në 2011, duke vrarë më shumë se 600 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Në vitin 2020, një tërmet me qendër në qytetin iranian të Khoy me magnitudë 5.7 vrau nëntë persona në Van.