Një shqiptare e bllokuar në Kabul, amerikanët po provojnë për ta nxjerrë

E publikuar: 16/08/2021 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konfirmon se në Afganistan ndodhet edhe një shqiptare.

MEPJ thekson se shqiptarja punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.

Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare, që ishte në Afganistan.

Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve.

Siç thekson Ministria e Jashtme, prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.