Një person në Gjakovë inskenon situatën e rrëmbimit për të përfituar para nga familja

E publikuar: 01/07/2020 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i dyshuar është arrestuar pasi që ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të  përfitimit të  një  shume parash nga familja e tij në  këmbim të  lirimit të  tij. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjakovë 30.06.2020-16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të  përfitimit të  një  shume parash  nga familja e tij në  këmbim të  lirimit të  tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.