Një muaj paraburgim pasi e trafikoi një grua me probleme mendore

E publikuar: 03/08/2022 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan e ka vendosur një muaj paraburgim ndaj V.A. për shkak se dyshohet që e ka trafikuar një grua me të meta psiqike në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ai e fillimisht e kishte joshur atë për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).