Një i vrarë dhe dy të plagosur pas një konflikti në Skenderaj

E publikuar: 23/07/2022 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur i vrarë pas një mosmarrëveshje në fshatin Baks të Skenderajt, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana shtoi se dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot me datën 23. 07.2022, rreth orës 19: 04 është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks- Skenderaj, ku kemi tre te plagosur, njeri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy te plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, është shprehur Pllana