Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 05/09/2022 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 të fundit ka humbur jetën një qytetar si pasojë e infektimit me koronavirus.

Bëhet e ditur se numri i rasteve pozitive gjatë 24 orëve ka shkuar në 21.

Po ashtu 88 persona janë shëruar nga ky virus.

Aktualisht janë edhe 589 raste aktive me Covid 19.