Një i vdekur dhe dy mijë e 708 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 20/01/2022 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 po rritet edhe më shumë.

Në 24 orët e fundit, 2 mijë e 708 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një person ka vdekur, njofton MSh.

Sipas raportit të fundit, rreth 11 mijë persona u testuan dhe afër 10 mijë janë aktive.

Gjatë ditës së sotme përmes një komunikate për media nga takimi i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë, u theksua se pothuajse të gjitha rastet janë me variantin Omicron.