Një grup avokatësh nga Zvicra i ofrohet Thaçit për ta mbrojtur në Hagë

E publikuar: 08/06/2022 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati kosovar Sali Bislimi i cili jeton dhe vepron në Zvicër, njofton se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.Ai ka thënë se ish-presidenti Thaçi ka pranuar propozimin e tij që nëpërmjet zyrës së tij ligjore “First-Consulting.ch”

të angazhojë ekipën e avokatëve zvicëran në procesin ndaj tij.Sipas tij, Thaçi është themelues i shtetit të Kosovës, ndaj meriton mbështetje, dhe “do e gjejmë pa dyshim te diaspora shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani”.