Një 36 vjeçar plagoset në Istog

E publikuar: 11/06/2018 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur me armë zjarri sot pasdite në Istog.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, Policia është njoftuar nga zyrtarë te Qendrës së Mjekësisë Familjare në Istog për plagosjen me armë zjarri të një personi.

Rugova bëri të ditur se gjendja e të plagosurit, 36 vjeçar, është stabile dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Kurse i dyshuari i këtij rastit, ende është në kërkim nga policia