Nisma thotë se do t’ia kthejë dinjitetin Gjakovës

E publikuar: 23/09/2017 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma për Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, nga radhët e Nismës, Fazli Hoxha ka thënë se po nisin një betejë të përbashkët që Gjakovës ti kthehet dinjiteti.

Hoxha tha se për Gjakovën në katër vitet e ardhshme kanë bërë një plan konkret në bujqësi, zhvillim ekonomik, investime që deri me tani kanë munguar në këtë qytet, kurse premtoi se do të angazhohet me gjithë qenien e tij për Gjakovën, transmeton Lajmi.net.

“Sot po e fillojmë një betejë të përbashkët me ekipin profesionist, brenda dhe jashtë Gjakovës, me ekspertë që i ka Nisma, por do të jemi bashkëpunues edhe me të tjerët, që t’ia kthejmë dinjitetin Gjakovës, me investime konkrete, se deri më tani me Gjakovën kanë bërë eksperimente të gjitha partitë që kanë qeveris, si në nivelin lokal, po ashtu edhe nga niveli qendror, janë ardhur kanë kërkuar votën dhe pastaj e kanë harru, vetëm në fusha zgjedhore po iu bie në mend Gjakova”, tha Hoxha, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Ndërsa Valdete Bajrami në emër të kryetarit të partisë Fatmir Limaj ka uruar Gjakovën dhe kandidatët e Nismës për zgjedhjet e 22 tetorit. Bajrami tha se Nisma arriti që të jetë për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës dhe Nisma do të jetë edhe në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

“Shumë shpesh kam ardhur në Gjakovë, shumë shpesh ju kam taku, gjithë anëtar dhe aktivistë të Gjakovës edhe pse vij nga një rajon tjetër. Pak kush e ka besuar që sot do të jemi kaq shumë në numër, po ashtu edhe në qeveri, dhe kjo është fal njeriut të ditur, strategut, si në luftë dhe po ashtu edhe në paqe, zotit Fatmir Limaj. Periudhën që e kemi kaluar së bashku që nga 2014 nuk ka qenë e lehtë, kemi pas një periudhë shumë të vështirë, po ashtu një periudhë që me ato vështirësitë që na u kanë paraqit rrugës, kemi arrit që të zgjerohemi anë e kënd Kosovës”, tha Bajrami.

Ministri i Arsimit, i cili është nga Nisma, Shyqiri Bytyçi theksoi se në rrugëtimin katër vjeçar kanë parë njerëz qe kanë humbur shpresën dhe të gatshëm ta shanin shtetin, sepse i udhëhiqnin politilanë jo të mirë, por pohoi se iu thanë të gjithëve se po vjen një frymë e re dhe tani po shihet ajo frymë e re, ku tani edhe qytetarët e Gjakovës do të ketë zërin e tyre në Kuvendin Komuna.