Nisma e sigurisë globale, kontribut për paqen

E publikuar: 26/08/2022 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha të enjten se ushtria kineze do të vazhdojë të ndjekë me vendosmëri Nismën e Sigurisë Globale, duke promovuar zhvillimin inovativ të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar dhe duke dhënë ndihmesë për qëndrueshmërinë globale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare Tan Kefei i tha këto gjatë një konference të rregullt shtypi.
Zëdhënësi shtoi se ushtria kineze i kushton rëndësi të madhe dialogut shumëpalësh të sigurisë. Duke marrë pjesë në mënyrë aktive në dialogë si ai i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Forumi Rajonal i ASEAN-it, Kina ofron këshilla konstruktive për rritjen e bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes. Veprime si krijimi i Forumit “Xiangshan” të Pekinit u mundësojnë delegacioneve ndërkombëtare të diskutojnë mënyrat e trajtimit të kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë rajonale, tha Tan, duke shtuar se Kina luan rol aktiv në nxitjen e dialogut të sigurisë të Azi-Paqësorit dhe të bashkëpunimit e besimit të ndërsjellë.