Nisma e Sigurisë Globale ,investim për paqen

E publikuar: 21/05/2022 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma e Sigurisë Globale plotëson mangësitë lidhur me paqen dhe tregon rrugën për zgjidhjen e dilemave të sigurisë globale, tha këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në një videokonferencë të ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS-it .
Nisma e Sigurisë Globale është një koncept që ka sigurinë si parim drejtues, respektin e ndërsjellë si kërkesë themelore, sigurinë e pandashme si parim të rëndësishëm dhe ndërtimin e një bashkësie sigurie si një objektiv afatgjatë, me qëllim nxitjen e një lloji të ri sigurie që zëvendëson kundërvënien, krijimin e aleancave dhe qasjen “fituesi i merr të gjitha” me dialogun, partneritetin dhe përfitimet e përbashkëta.

Në konferencë, Wang tha se synimi për “siguri absolute” dhe “siguri përjashtimore” është i paarritshëm, duke theksuar se vendet duhet të shkojnë përtej mendësisë së Luftës së Ftohtë “ti fiton, unë humb” dhe të respektojnë e të garantojnë sigurinë e të gjithëve.

Ai bëri thirrje që kundërvënia të zëvendësohet me dialogun, forca me konsultimet, aleanca me partneritetin dhe “loja ku fituesi i merr të gjitha”” me përfitimet e ndërsjella.
Wang tha gjithashtu se vendet e ndryshme duhet të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë dhe të kundërshtojnë të gjitha llojet e sanksioneve të njëanshme dhe praktikimin e të ashtuquajturit “juridiksion me krah të gjatë”.

Sa i përket krizës së Ukrainës, kryediplomati u shpreh se pozicioni i palës kineze ka qenë gjithmonë i vendosur për lehtësimin e dialogut paqësor.Vendet e BRICS-it duhet të vijojnë qëndrimin e pavarur, objektiv dhe të paanshëm për çështjen e Ukrainës e të flasin dhe të bëjnë sa munden për paqen, vuri në dukje ministri i Jashtëm kinez.

Duke vënë në dukje se kriza po ndikon në tregtinë ndërkombëtare e në stabilitetin e zinxhirit industrial e zinxhirit të furnizimit dhe po kërcënon sigurinë globale ushqimore, energjetike e financiare, Wang nxiti përpjekjet për të zbutur efektet e përhapjes së krizës, veçanërisht për të mbështetur vendet e pambrojtura në zhvillim për të kapërcyer vështirësitë.