Nis votimi në zgjedhjet presidenciale në Slloveni, Pahor favorit

E publikuar: 22/10/2017 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë hapur vendvotimet në zgjedhjet presidenciale në Slloveni, me presidentin në detyrë Borut Pahor që po garon për mandatin e tij të dytë pesëvjeçar kundër tetë kandidatëve të tjerë.

Sondazhet para zgjedhjeve kanë treguar se Pahor, i cili po garon si kandidat i pavarur dhe thotë se detyra e tij kryesore është t’i bashkojë njerëzit, do të fitojë më së shumti vota por mund të ketë një rund të dytë, transmeton Express.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton të paktën 50 për qind të votave në rundin e parë, atëherë dy kandidatët me më së shumti vota garojnë në rundin e dytë më 12 nëntor.

Përveç Pahorit, kandidati që ka më së shumti gjasa për të kalojë në rundin e dytë është kryetari i Kamnik, Marjan Sarec, i cili mbështetet nga partia e tij jo parlamentare e qendrës së majtë lista “Marjana Sarca”, tregojnë sondazhet. /Express/