Nis takimi i radhës VV – LDK në selinë e partisë së Albin Kurtit

E publikuar: 31/10/2019 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e grupit punues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arritur në Selinë Qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë ku do të mbahet takimi i katërt për harmonizim të programeve, raporton Gazeta Express.

Sot është bërë e ditur se do të diskutohet për sundimin e ligjit, derisa partitë po zotohen për reformë rrënjësore të sistemit të drejtësisë dhe Vettingun në gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI.

Nga LDK-ja, siç raporton T7, janë të pranishëm Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku.

Nga VV-ja ndërkaq janë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu.

Në takim, ndërkaq, mungon Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së që së fundmi është bërë pjesë e grupit punues.