Nis numërimi në Has, kryeson “Bashkë Fitojmë” me 56.92%

E publikuar: 15/05/2023 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur numërimi i votave në bashkinë e Hasit ku deri më tani janë numëruar 10.71% të kutive.

Nga të dhënat që përditësohen vazhdimisht nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeson kandidati Miftar Dauti nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 510 Vota (56.92%).

Kandidati i Partisë Socialiste Beqir Mulaj ka marrë 386 vota deri tani (43.08%)./tch