Nis liturgjia e Vidovdanit, qindra serbë të pranishëm (Foto)

E publikuar: 28/06/2018 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qindra pelegrinë serbë janë mbledhur të monumenti në Gazimestan për ta shënuar festën e Vidovdanit.

Situata aktualisht paraqitet e qetë, ndërsa ka numër të shtuar të policëve të njësisë speciale, raporton lajmi.net.

Në këtë festë serbët kanë ardhur në mënyrë të organizuar me autobusë.

Ndërsa mbrëmë MPJ bëri të ditur se të gjithë ata që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë do të arrestohen./Lajmi.net/