Nis fusha e re të BE-së: “#BEdheTI – Historia jote, e ardhmja jonë!” do të paraqitet sot gjatë një eventi online

E publikuar: 18/11/2020 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“#BEdheTI – Historia jote, e ardhmja jonë!” është fushata e parë e integruar e zhvilluar nën European Union’s Regional Communication Programme (Programin Rajonal të Komunikimit të Bashkimit Evropian) për Ballkanin Perëndimor. Fushata synon të promovojë mundësitë dhe përfitimet e ofruara nga programet e BE-së në dispozicion për të rinjtë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë *, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Këto përfshijnë fushat e arsimit, trajnimit dhe sportit (ERASMUS +), ato të sipërmarrjes (COSME – Competitiveness of Enterprises and Small and Medium-sized Enterprises), të kulturës dhe kreativitetit (CREATIVE EUROPE) dhe kërkimin dhe inovacionin (HORIZON 2020). Fushata është krijuar për të inkurajuar pjesëmarrje më të madhe në këto programe duke treguar histori suksesi, rezultate dhe përfitime.

Folësit në prezantimin e eventit përfshijnë Znj. Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimore e Komisionit Evropian, Z. Luigi Soreca, Ambasador i BE-së në Shqipëri dhe Z. Johann Sattler, Ambasador i BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinën. Eventi do të paraqesë gjithashtu gjashtë të rinj që do të tregojnë përvojat e tyre të pjesëmarrjes në një nga programet e BE-së. Sesioni përfundimtar do të marrë formatin e  pyetje-përgjigjeve me gjashtë ambasadorë të rinj evropianë nga Ballkani Perëndimor të zgjedhur që më parë gjatë këtij viti.

Duke folur përpara eventit, Ruiz Calavera tha: “Të rinjtë në të gjithë Ballkanin Perëndimor përballen me shumë sfida, sidomos me nivele të larta të papunësisë dhe mungesë të mundësive të punës. Kjo është arsyeja pse ne po e promovojmë këtë fushatë. Ne duam të rrisim ndërgjegjësimin për mundësitë që BE-ja ofron në rajon që të mund t’i ndihmojë ata të kapërcejnë këto sfida, të fitojnë aftësi të reja dhe të kontribuojnë në rritjen pozitive të rajonit të tyre. “

“#BEdheTI – Historia jote, e ardhmja jonë” është e para nga tre fushatat rajonale të ndërgjegjësimit që do të zhvillohen nga Komisioni Evropian për tre vjet. Ajo përmban një përzierje multimediale, duke përfshirë dëshmi nga pjesëmarrësit e programit dhe videoklipe të animuara për secilin nga katër programet e BE-së. TV, radio, reklamat në natyrë, aktivitetet sociale dhe ato online që filluan më 16 nëntor do të zgjasin për një muaj.

Fillimi i fushatës përkon me publikimin e www.webalkans.eu. Ky portal i ri në internet është krijuar për të ofruar një përvojë miqësore për përdoruesit dhe për të shërbyer si një zyrë shërbimi për histori, lajme, mundësi financimi dhe informacione të lidhura me bashkëpunimin midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.

* Ky emërtim nuk paragjykon pozicionin mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244/1999 dhe Opinionin e GJND mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Më shumë informacion

ec.europa.eu/programmes/creative-europe/

Kontaktoni

Për të gjitha pyetjet lidhur me shtypin, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Shtypit të ekipit të projektit WeBalkans: [email protected] ose [email protected]

Historia

EU Regional Communication Programme for Western Balkans (Programi i Komunikimit Rajonal të BE-së për Ballkanin Perëndimor)  filloi në janar 2020 dhe do të zgjasë për tre vjet. Qëllimi i tij është të informojë audiencat e ndryshme për vlerat, politikat dhe programet e BE-së. Programi përfshin tre komponentë të integruar:

• tre fushata komunikimi në të gjithë rajonin

• një portal në internet WeBalkans.eu

• një rrjet të Ambasadorëve të Rinj Evropianë

Pomilio Blumm, një agjenci komunikimi e specializuar në marrëdhëniet midis qeverive, administratave publike dhe qytetarëve, po zbaton projektin.