Nis funksionimin parku eolik në lartësi të madhe në Tibet

E publikuar: 26/12/2021 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompleti i parë i gjeneratorëve me fletë i një impianti eolik në lartësi shumë të madhe në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore filloi prodhimin e energjisë elektrike dhe u lidh me rrjetin elektrik, citon “Xinhua”.

I pozicionuar në një lartësi prej mbi 4850 metra në Trigu Township, në kontenë Comai, parku eolik është financuar nga “China Three Gorges Corporation” dhe është projektuar e ndërtuar nga “Powerchina Chengdu Engineering Corporation Limited”.

Instalimi i impianteve filloi në maj dhe përfundoi në tetor. Termocentrali ka një kapacitet total të instaluar prej 22 megavat dhe është një projekt demonstrimi i kërkimit të energjisë së erës në lartësi shumë të larta, i cili duhet të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, të përmirësojë rrjetin lokal të energjisë, si dhe të promovojë industrinë e turizmit në rajon.