Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

E publikuar: 20/09/2024 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikoloski dje në një intervistë për Kanal 5, duke iu referuar procesit integrues të vendit në BE, tha se ishte i pari që deklaroi se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Në të njëjtën kohë, Nikolloski tha se është i bindur se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashë se do ta bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje të Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne u bashkuam me Shqipërinë”.

“Unë tani deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian”, tha Nikolloski./Telegrafi/

Pritet të rriten çmimet e produkteve bujqësore në tregun e GjilanitZhduket një person në Novobërdë, rasti po hetohetPasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të flutur…Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Debatik Curri…Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme pagash për të ‘paranda…