Nga sot këto shërbime mund ti gjeni në E-Kosova, Kurti: Portali qeveritar ka mbi 600 mijë përdorues

E publikuar: 09/06/2022 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë marrë pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, raporton Ekonomia Online.Që nga sot, shërbimet e reja që do të kryhen në këtë portal përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Shefi i Qeverisë foli për rëndësinë që e ka ky portal në shërbimet e qytetarëve.Kurti tha se që nga fillimi i portalit E-Kosova, janë realizuar më sumë se 600 mijë përdorues.“Sot po vazhdojmë me lansimin e disa shërbimeve të reja. Grupi i parë ka të bëjë me gjenerimin online të certifikatave të gjendjes civile përmes E-Kosova.

Këto certifikata janë të barasvlershme. Shërbimi tjetër ka të bëjë me regjistrimin e veturës për qytetarë. Sot portali qeveritar ka mbi 600 mijë përdorues. Janë realizuar mbi 500 mijë përdorime.

Portali E-Kosova është duke u pranuar mirë nga qytetarët. Është duke u punuar me komuna që edhe pagesa e mbeturinave të bëhen përmes E-Kosova. Me transformimin digjital synojmë avancimin e sistemit arsimor”, tha ai.Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se Ministria e punëve të brendshme për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit ka realizuar një varg aktivitetesh për transformim dixhital.“Janë krijuar kushte ligjore edhe në mënyrë elektronike. Sot do të prezantohen disa shërbime elektronike.

Shërbimet e regjistrimit të automjeteve që po i publikojmë, vazhdimi i regjistrimit të automjetit individual, biznesor etj. Për më tepër në bashkëpunim me komuna kemi harmonizuar aspekte teknike”, tha Sveçla.