Nga Serbia: Pas “non-paper”-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq

E publikuar: 03/05/2021 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
maja-kocijancic-v-gseagaleriexl

Regjisori serb, Dragoslav Bokan deklaroi se pas “non-paper” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi qëndron zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, raporton Novosti, transmeton Gazeta Express.

Bokan, si mysafir në TV Pink, gjithashtu deklaroi se ai beson se Kocijançiq mund ta kishte shkruar vetë një “non-paper”-in që parashikon pikat mbi të cilat Kosova dhe Serbia do të mund ta nënshkruanin marrëveshjen përfundimtare.

“Karakteri i Maja Kocijançiq është shumë interesant, nuk ka asnjë informacion për të, nuk ka biografi të saj askund, ju e dini që ajo ka bashkëpunuar me Mogherinin, me Varheljin, por nuk keni asnjë informacion për datën e saj të lindjes, cilën shkollë e ka mbaruar… Kështu që ju keni disa forma të reja të politikës, në të cilat mbështetet ky ‘non-paper’”, tha Bokan.

Para disa ditësh, holandezja Angelina Eichhorst u pretendua se e ka shkruar të ashtuquajtur “non-paper” për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu raportonte gazeta serbe e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “Kurir“, e cila thoshte se këtë ia kishin konfirmuar disa burime në qarqet diplomatike.