Neurokirurgu Mentor Petrela ka realizuar 15 mijë operacione 

E publikuar: 13/07/2022 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela.

“Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak”.

Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar gjatë rrugëtimit në profesionin e tij.

“Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?”.

Neurokirurgu i njohur ka treguar se është një përgjegjësi e madhe të zgjohet në mëngjes me idenë që ka në duar jetën e dikujt. Madje, thotë se kjo ndjenjë nuk largohet asnjëherë.