Nesër, me të parën, po vulosim fitoren e madhe!

E publikuar: 11/10/2025 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbyllur ciklin e tubimeve me qytetarë në Lagjjen Dheu i Bardhë.

Lagjja Dheu i Bardhë mbylli ciklin e tubimeve me qytetarë dhe vulosi përfundimisht fitoren e madhe, pa balotazh!

Për javë të tëra takuam qytetarë që na pritën me respekt, entuziazëm dhe krenari për punën e mirë që e kemi bërë bashkë përgjatë qeverisjes.

Përkrahja e gjilanasve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dëshmia më e fortë se kemi qeverisur ndershëm, me drejtësi dhe me zemër për qytetin tonë.

Nesër, me të parën, po vulosim fitoren e madhe!