Nesër Kosova do të vendosë për masat e reja kundër koronavirusit, paralajmërohen kufizimet ekstreme

30.10.2020 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nesër Kosova do të vendosë për masat e reja kundër koronavirusit, paralajmërohen kufizimet ekstreme

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nesër Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

MSH ka bërë thirrje për qytetarët që t’i respektojnë masat në fuqi, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu në njoftimin e MSH-së thuhet se do të shqyrtohen propozimet për masat e reja në mënyrë që të parandalohen kufizimet ekstreme.

“Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.”, thuhet në komunikatë.

Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të vendit që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19.

Siç është bërë e ditur sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1608 mostrat e testuara ka regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit Covid-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti covid-19 në fuqi.

Ndërkohë, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për Halloween, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme.

Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19. /

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kuvendi mban seancë, në rend dite shumë projektligje e rezoluta

Kuvendi mban seancë, në rend dite shumë projektligje e rezoluta

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë