Nëse udhëtoni nga Zvicra në Kosovë me aeroplan, ka një rregull pas hapjes së aeroportit

E publikuar: 24/06/2020 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Bern ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e Aeroportit, raporton Gazeta Express.

Në faqen e kësaj ambasade, bëhet e ditur se aerporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga data 28 qershor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, rekomandohen që të kenë testin negative për koronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ . Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim./Express/